30 mln euro për shërbimin zjarrfikës, Çako: Do ngrihen stacione në zonat me risk

Pinterest LinkedIn Tumblr +
30 mln euro për shërbimin zjarrfikës, Çako: Do ngrihen stacione në zonat me risk

Vera e vitit 2024 parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike, duke shtuar mundësitë për zjarre të shpeshta.

Kreu i emergjencave civile Haki Çako nga Pishporo, një nga zonat që u përfshi masivisht nga zjarret një vit më parë, u shpreh se është e domosdoshme që përpara këtij sezoni të rritet aftësia reaguese në kohën e duhur. Për këtë tha ai se po punohet edhe me partnerë ndërkombëtarë.

“Jemi në disa programe të rëndësishme që na rrisin aftësinë reaguese, ne po punojmë se shumë shpejt është miratuar një fond prej 30 milionë euro nga qeveria italiane për modernizimin e shërbimit zjarrfikës. Së shpejti do të nisë edhe projekti i monitorimit i mbështetur nga qeveria japoneze”, tha Çako.

Për herë të parë këtë vit do të ngrihen stacione provizore pranë zonave me risk të lartë, ndërkohë që pjesa e dëmtuar në Pishëporo është mbjellë me fidanë të rinj në kuadër të rigjenerimit të masivit pyjor./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy