30 parti komuniste letër SHBA-së, BE-së, dhe Britanisë: Ndaleni presionin ndaj Serbisë për Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
30 parti komuniste letër SHBA-së, BE-së, dhe Britanisë: Ndaleni presionin ndaj Serbisë për Kosovën

30 parti komuniste dhe parti të punës, në rastin e rivazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kanë nënshkruar një letër “për të ndaluar presionin mbi Serbinë që të njeh Kosovën”.

Këtë letër, këto parti të majta e me ideologji të së kaluarës së errët të Ballkanit e të botës, ia dërguan Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, dhe Britanisë së Madhe.

Letra mban mbishkrimin “Partia e Re Komuniste e Jugosllavisë”.

Sipas kësaj deklarate të përbashkë, “Washingtoni, Londra dhe Brukseli vazhdimisht po i bëjnë presion Beogradit që ta njeh zyrtarisht shtetin e rremë të Kosovës”, dhe që vazhdon të thuhet se “një gjë të tillë partitë komuniste dhe të punës me gjith zemër e kundërshtojnë”.

Advertisement

Ndërkaq, bëjnë thirrje “që trupat okupatorë të NATO-s të lëshojnë provincën jugore serbe menjëherë, dhe ti kthehet atdheut serb”.

Në mesin e nënshkruesve të deklaratës së përbashkët, me iniciativë të NKPJ-së, janë, siç thuhet, partitë parlamentare me ndikim si Partia Komuniste e Federatës Ruse, Partia Komuniste Portugeze dhe Partia Komuniste e Bashkuar Siriane.

Nënshkruese janë edhe partitë e mëdha joparlamentare si Partia Komuniste e Çekisë dhe Moravisë dhe Partia e Punëtorëve Hungareze, transmeton Tanjug.

Deklarata është nënshkruar edhe nga Partia Punëtore Socialiste e Kroacisë, thuhet në njoftim.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy