30 shtëpi të rrethuara nga uji në Vlorë, probleme të mëdha edhe në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
30 shtëpi të rrethuara nga uji në Vlorë, probleme të mëdha edhe në Shkodër

Këto janë pamjet e fshatit Nartë në Vlorë këtë të mërkurë.

Ndonëse reshjet e shiut janë ndërprerë, më shumë se 30 banesa janë të rrethuara nga uji.

Niveli shkon në disa centimetra ndërsa banorët thonë se kjo situatë vazhdon prej më shumë se një muaji.

 

Advertisement

Kemi gati një muaj. Siç është këtu është dhe në shtëpi. Ka pasur më shumë ujë. Shkaku pompat te cilat nuk punojnë. S’kemi ca bëjmë. Që në 6 janar eshte kjo situate. Duhet të veshësh çizme që të kalosh. I marrim në krah qengjat për t’i nxjerrë jashtë.

 

Shkak sipas tyre është bërë bllokimi i pompave të hidrovorit si dhe mospastrimi i kanaleve kullues.

 

Advertisement

Qëkur kanë filluar shirat eshte ky problem. Mbushja e kanalit ka bere te vetën. Ka tre katër ditë që dhe s’po bie shi niveli i ujit është shumë i lartë.

 

Problematike vijon të jetë situata e përmbytjeve dhe në qarkun e Shkodrës. Sipas shtabit të emergjencave, sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në rreth 3700 hektarë tokë bujqësore. Problemet më të shumta janë në njësinë administrative Ana e Malit dhe në atë të Dajçit.

Ndërkohë në Fushë-Krujë situata po shkon drejt përmirësimit pas prurjet e lumit Ishëm kanë rënë ndjeshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy