309 raste të reja me Covid në 24 orë/ Shënohen 2 humbje jete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
309 raste të reja me Covid në 24 orë/ Shënohen 2 humbje jete

309 raste të reja me covid-19 dhe 2 humbje jete, është ky bilanci i raportuar sot nga ministria e Shëndetësisë, lidhur me situatën e pandemisë në vend.

 

Në 24 orët e fundit, janë kryer 2,706 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 309 qytetarë, në këto bashki: 146 në Tiranë, 31 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Skrapar, Elbasan, 7 në Durrës, Kavajë, 6 në Mallakastër, Korçë, 5 në Kamëz, Delvinë, Gjirokastër, 4 në Kurbin, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Belsh, Gramsh, 3 në Tropojë, Selenicë, Memaliaj, Devoll, 2 në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Dibër, Lushnje, Himarë, Këlcyrë, Berat, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Shijak, Vorë, Mat, Rroskovec, Sarandë, Poliçan, Cërrik, Librazhd.
Janë 5,554 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Advertisement

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; Një qytetare nga Tirana 47 vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 386 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,838 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (11 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 309
Të shëruar në 24 orë 386
Të shtruar në spitale 145
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,706

Advertisement

Testime totale 1,419,120
Raste pozitive 203,524
Raste të shëruara 194,838
Raste Aktive 5,554
Humbje jete 3,132

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,718
Fier 623
Gjirokastër 567
Shkodër 379
Durrës 313
Berat 225
Elbasan 242
Vlorë 182
Lezhë 121
Korçë 89
Kukës 48
Dibër 47

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy