32 vjet nga rrëzimi i monumentit/ Berisha: Përmbysja e shtatores së Enver Hoxhës shënoi triumfin e revolucionit demokratik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
32 vjet nga rrëzimi i monumentit/ Berisha: Përmbysja e shtatores së Enver Hoxhës shënoi triumfin e revolucionit demokratik

Në 32-vjetorin e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, kryetari i PD Sali Berisha vlerësoi rolin e studentëve në lëvizjen kundër regjimit komunist.

 

Gjatë një deklarate për shtyp, Berisha theksoi se ishin studentët që u futën në grevë urie dhe qytetarët e Tiranës, të cilët bënë të mundur rrëzimin e diktaturës komuniste.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

Advertisement

“Masa qindmijëshe e më shumë u derdh drejt qytetit të Tiranës dhe Sheshit Skënderbej, përmbysi në ora 2 e 4 minuta shtatoren e njeriut që kishte zhytur vendin në shtypjen më të egër, izolimin më të thellë, varfërinë më të skajshme, indoktrinimin më të fortë. Pa 20 shkurt, nuk do të kishte triumf të revolucionit demokratik, nuk do të kishte përmbysje me votë të lirë të sistemit komunist, nuk do të kishte votë të lirë.”

 

Berisha nderoi edhe kujtimin e të gjithë shqiptarëve, që humben jetën gjatë diktaturës.

 

Advertisement

“Unë jam këtu para jush për t’u përulur me nderimin më të thellë, me mirënjohjen më të pakufijshme ndaj dhjetëra e dhjetëra e mijëra burra, grave dhe të rinjve, të moshuarve, martirëve të lirisë që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në kasaphanë e luftës së klasave, në gulaget, në kampet dhe burgjet e përqendrimit të diktaturës komuniste.”

 

Në 18 shkurtin e vitit 1991, studentët hynë në grevë urie duke kërkuar heqjen e emrit të diktatorit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranës. Në 20 shkurt, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin Skënderbej dhe rrëzuan monumentin e diktatorit Hoxha, duke shënuar fundin e regjimit komunist në Shqipëri.

 

Advertisement

20 shkurti është shpallur dita kombëtare e kujtesës për viktimat e regjimit komunist.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy