4 orë monitorim në Sauk-TEG/ Shoferët nuk dinë të ulin shpejtësinë, 3 në pranga

Pinterest LinkedIn Tumblr +
4 orë monitorim në Sauk-TEG/ Shoferët nuk dinë të ulin shpejtësinë, 3 në pranga

Shoferët vazhdojnë të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Efektivët e Rrugores monitoruan për katër orë, deri në mesnatë, aksin Sauk-TEG, në Mjullbathore.

 

Ata konstatuan tetë raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, që varionte deri në 163 km/h. Disa drejtues mjetesh u gjobitën, të tjerëve iu hoq patenta, ndërsa tre u arrestuan.

 

Advertisement

“Policia Rrugore u pezulloi drejtuesve të automjeteve lejen e drejtimit nga 2 deri në 6 muaj dhe masë administrative nga 10.000 deri në 26.000 lekë të rinj, si dhe zbritje nga 3 deri në 6 pikë nga leja e drejtimit. Gjithashtu, u konstatuan dhe 10 raste me shpejtësi nga 115 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 6.000 lekë deri në 12.000 lekë të rinj secili. Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur🥃🥃dhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit🥃, si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit”, njoftoi policia.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy