40 propozime për klimën e biznesit/ Dhoma Amerikane: Qeveria të luftojë korrupsionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
40 propozime për klimën e biznesit/ Dhoma Amerikane: Qeveria të luftojë korrupsionin

Sikundër kishte paralajmëruar, Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka propozuar qeverisë dhe Parlamentit të ri, 40 propozime që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit. Në thelb të propozimeve është ai për të luftuar korrupsionin, në mënyrë që të krijohet besimi në publik. Pjesë e këtij propozimi lidhet edhe me prokurimet publike, të cilat duhet të ofrojnë procedura më transparente.

 

“Rrisni transparencen e operacioneve të qeverisë. Qëllimi është të rrisim transparencën publike dhe të minimizojm rrezikune e korrupsionit. Platformat duhet të hartohen në atë mënyrë që rrisin angazhimin e bizneseve ose angazhimin e qytetarëve në zbulimin e aktiviteteve korruptive. Veçanërisht aplikoni-shërbime të përparuara ose plotësisht transparente për platformat publike për agjencitë e mëposhtme: Administrimi i tokës, Dogana, Administrat, Administrata Tatimore dhe Prokurimi Publik.”

 

Advertisement

Pjesë e propozimeve janë edhe shkurtimet e procedurave burokratike që kanë në funksion kryerjen e investimeve. Sipas Dhomës Amerikane, shtetet fqinje kanë krijuar procedura të shpejta për të terhequr investime.

 

“Të shkurtojë procesin burokratik për të bërë investime që synojnë uljen e hapave procedurale dhe kohëzgjatjen.Shqipëria renditet dobët në raportin e Bankes Botërore për të biznes për kohën që duhet për të përfunduar një investim. Maqedonia e Veriut dhe Serbia për shembull kanë krijuar një proçes më të shpejtë të lejimit të investimit një arsye thelbësore pse ato tërheqin nivele të larta të investimeve te huaja. Ky është një faktor kryesor përcaktues edhe për investitorët e Dhomës Amerikane.”

 

Advertisement

Modernizimi i sistemit të taksave konsiderohet vital për rritjen e konkurrencës dhe formalizimin e investimeve rajonale. Ndërsa edhe eksportet shqiptare përfaqësojnë mundësi të reja në periudhën post pandemike. Zbatimi i këtyre rekomandimeve, sipas Dhomës Amerikane, garanton ndërtimin e një klime biznesi dinamike dhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend konkurrent në rajon.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy