40 vjetori i Muzeut Kombëtar/ Kërkohet më shumë bashkëpunim me Muzetë e vendeve fqinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
40 vjetori i Muzeut Kombëtar/ Kërkohet më shumë bashkëpunim me Muzetë e vendeve fqinj

Muzeu Historik Kombëtar feston 40-vjetorin e hapjes së tij. Ky institucion, i cili preku si komunizmin ashtu edhe demokracinë, mbart vlera jo vetëm kulturore, por edhe historike. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut, shprehet se duhet bërë më shumë për të lidhur muzeun shqiptar me ata fqinj.

DORIAN KOÇI
DREJTOR I MUZEUT KOMBETAR
“Këto 40 vjet Muzeu Historik Kombëtar në bazë të ligjit për trashëgiminë kulturore, të vitit 2017 zotëron përkatësinë kryesore në udhëheqjen e një procesi të rëndësishëm në ndërtimin e një rrjeti muzeor kombëtar në bashkëpunim të ngushtë me muzeumet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe do të bëjmë të mundur mbrojtjen, restaurimin,studimin e trashëgimisë tonë kulturore.”

Në një konferencë të organizuar për këtë përvjetor, ministri i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, kërkoi thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve, për të ruajtur identitetin kulturor.

HAJRULLA ÇEKU
MINISTER I KULTURES, KOSOVE
“Vlerat, pasuria kulturore artistike, trashëgimia, potenciali që kemi në dy shtetet tona flet mjaft për edhe për rëndësinë që duhet ti japim mbrojtjes dhe promovimit të identitetit kulturor e historik të bashkëpunimit të ndërsjellë mes nesh. Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në këto fusha është i pashmangshëm dhe duhet të thellohet më shumë.”

Advertisement

Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është më i madhi në Shqipëri. Godina në këto vite është rikonstruktuar disa herë, ndërkohë që një tjetër restaurim i plotë është planifikuar në muajt që vijnë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy