5 shtator/ Përkujtohet pëvjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
5 shtator/ Përkujtohet pëvjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

Sot 5 shtator, përkujtohet 6 vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku. Shenjtërimi i Nënë Terezës u bë në një ceremoni madhështore në Sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan.

 

Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

 

Advertisement

Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

 

Shenjt Tereza, por që në mbarë botën thirret “Nënë Tereza”, një grua me fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, pushtoi imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy