50 mijë njerëz humbën punën nga pandemia/ Meta: Menaxhim i keq nga qeveria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
50 mijë njerëz humbën punën nga pandemia/ Meta: Menaxhim i keq nga qeveria

Presidenti Ilir Meta kritikoi qeverinë për menaxhimin e situatës së pandemisë. Sipas kreut të shtetit, mungesa e mbështetjes për sektorin e shendetesisë është një nga arsyet pse ai ktheu buxhetin e 2021.

 

 

Duhet të ishte menaxhuar me një përgjegjshmëri dhe planifikim tjetër, dhe jam i sigurt që rezultatet do të kishin  qenë më të mira. Dua të vlerësoj punën e gjithë personelit mjekësor sepse u bë një kohë shumë e gjatë, që ata punojnë, sakrifikojnë dhe janë në vijën e parë të kësaj beteje. Për fat të keq, kemi dhe shumë humbje nga personeli shëndetësor, mjekë, infermierë dhe personel mbështetës. Padyshim, që qeveria duhet të kishte bërë shumë më tepër, për një menaxhim sa më të pavarur dhe për t’i dëgjuar sa më shumë ekspertët.Duhet të kishte dhënë një mbështetje më të madhe për sektorin e shëndetësisë. Kjo është edhe një nga arsyet  e kthimit të projektbuxhetit nga ana ime për rishqyrtim në Kuvend.

Advertisement

 

 

Në intervistën e tij për Quo Vadis, Meta tha se 50 mijë njerez kanë humbur vendet e punës nga pandemia dhe neglizhenca e qeverisë ndaj biznesit.

 

Advertisement

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të paktën mbi 50 mijë vetë kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë, ndërkohë që shohim se përkrahja për ta është pothuajse inekzistente.

Ndërkohë në vendet e tjera fqinje, si Maqedonia e Veriut apo Kosova, kanë  bërë shumë më tepër paketa, dhe kanë dhënë  një mbështetje shumë  më të madhe.

Unë, i dhashë një mundësi qeverisë, por nuk reflektoi dhe kjo është përgjegjësi e saj.

Unë, i ftoj të gjithë qytetarët të jenë sa më shumë të kujdesshëm, të ruajnë sa më shumë veten, familjarët dhe njerëzit e tyre.

Advertisement

Njëkohësisht, të punojnë dhe të bashkëpunojnë sa më shumë me mjekun e familjes dhe me të gjithë personelin shëndetësor, për t’ua lehtësuar atyre përballjen me këtë pandemi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy