6 të arrestuar në Tiranë, i riu dhunon mjekun në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
6 të arrestuar në Tiranë, i riu dhunon mjekun në spital

Gjashtë shtetas janë arrestuar në 24 orët e fundit nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Në mesin e tyre ka persona që janë kapur me armë, të  tjerë që kanë rrahur gruan ndërsa një rast flagrant është ai I një të riu që ka goditur mjekun në një spital.

 

Më poshtë njoftimi I plotë:

Advertisement

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. V., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetuses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali.

Advertisement

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. S., 20 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin A. Gj., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

S.H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.74 mg/l ;

E.F., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy