63-vjeçari humb ndjenjat në timon/ Merr para disa makina të parkuara në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
63-vjeçari humb ndjenjat në timon/ Merr para disa makina të parkuara në Vlorë

Një 63-vjeçar me iniciale N.Gj  ka humbur drejtimin e kontrollit të mjetit rreth orës 04:00 në lagjen “28 nëntori” në Vlorë.

 

Sipas policisë, burri dyshohet se për shkaqe shëndetësore ka humbur ndjenjat e për pasojë ka përplasur një mjet tjetër taksi, i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.

 

Advertisement

Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit dhe pritet që ekspertiza të zbardhë shkaqet e vdekjes.

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Advertisement

Më datë 21.08.2023, rreth orës 04:00, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në afërsi të vendit të quajtur “Kapelja”, shtetasi N. GJ., 63 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar (taksi), i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.       

 

Paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.        

 

Advertisement

Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune.     

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes, si dhe po bashkëpunohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 63-vjeçarit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy