Tetori është muaji i sensibilizimit në luftën kundër kancerit të gjirit.
Institucionet shëndetësore hartojnë një plan aktivitetesh që kanë për qëllim kujdesin e shtuar nga vajzat dhe grate per te kryer ekzaminime qe parandalojne kancerin e gjirit.
Kryeministri Rama permes nje statusi ne facebook i beri apel vajzave dhe grave qe te mos neglizhojne kryerjen e mamografive te cilat shpetojne jete.
Postimi i kryeministrit Edi Rama.
MIRËMËNGJES
dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë