“70 milionë euro shpenzime luksi”/ Bardhi: Të ngrihet Komision Hetimor për të verifikuar shpenzimet e OSHEE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“70 milionë euro shpenzime luksi”/ Bardhi: Të ngrihet Komision Hetimor për të verifikuar shpenzimet e OSHEE

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë se ka shpenzuar 70 mln euro shpenzime luksi në OSHEE.

Sipas Bardhit, janë dhënë 240 milionë euro tendera pa garë. Demokrati ka kërkuar që të ngrihet një Komision Parlamentar për të verifikuar shpenzimet e OSHEE.

“Keni shpenzuar 34 mln euro, 8.4 mln euro për rikonstruktim zyrash, 23.5 mln euro për ruajtje fizike, sot keni dëgjuar shumë shifra nga të dyja palët,mund të jeni hutuar, dhe të na shihni me mos besim, ata që ju vjedhin janë këtu në qeveri, ai që ju ka ngarkuar me 4 mld euro borxh pa jua dhënë mbrapsht për rroga më të karta apo shërbime më të mira në spitale. 240 mln euro tendera janë dhënë pa garë, 70 mln euro shpenzime luksi në OSHEE. Kërkoj të ngrihet Komision Parlamentar për të verifikuar shpenzimet e OSHEE”, tha Bardhi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy