8 Marsi/ Berisha: Mirënjohje ndaj grave për gjithçka kanë bërë për kombin tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
8 Marsi/ Berisha: Mirënjohje ndaj grave për gjithçka kanë bërë për kombin tonë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur një foto me bashkëshorten dhe vajzën e tij për të uruar gratë dhe vajzat në ditën e tyre. Në shkrimin e tij krah fotos, Berisha shprej mirënjohjen për kontributin e grave në shoqëri. Ai i ka cilësuar si fisnike në gjithçka bëjnë për familjen dhe kombin.

 

“Gëzuar 8 Marsin.

Të dashur miq, le të ju urojmë sot së bashku, nënave, grave, motrave, vajzave tona më të mirave, më fisnikeve e më të bukurave të familjeve, shoqerisë dhe kombit tonë një urim nga thellësitë e zemrës dhe të shprehim mirënjohje të pakufijshme për gjithçka ato kanë bërë dhe bejnë për ne, familjen dhe kombin tonë. Gëzuar”, shkruan Berisha.

Advertisement

 

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave nuk kanë munguar urimet nga zyrtarë të lartë, të cilët kanë shprehur mirënjohje për rolin e tyre në shoqëri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy