9-vjeçari që di çdo datë, njihuni me gjeniun e verbër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
9-vjeçari që di çdo datë, njihuni me gjeniun e verbër

Gregor Spaho është vetëm 9 vjeç, por brenda tij fshihet një gjeni i vogël. Ai arrin të memorizojë gjithçka. Ndonëse nuk e ka parë dritën e diellit që i vogël pasi ka lindur i verbër, kjo nuk e ka penguar që të vijojë shkollën dhe të sfidojë këdo me memorien e tij.

Mungesa e shikimit nuk e ka zbehur jetën e tij. Talenti i tij është i jashtëzakonshëm ashtu siç janë dhe pasionet e dëshirat e djalit të vogël nga qyteti i Bilishtit. Ai gjithashtu ka pasion muzikën.

“Kur është me qejf Gregori këndon shumë bukur”, thotë e ëma e vogëlushit.

Askush nuk di të shpjegojë se cila është formula magjike që Gregori përdor në zbulimin e datave, pa bërë asnjë kalkulim.

Advertisement

“Kjo ishte rastësore. Gregori ishte vetëm 6 vjeç. Po rrinim në shtëpi dhe gjatë bisedës që bëmë tha që ditëlindja ime ra ditën e enjte, dhe ajo Kristit ditën e shtunë. I pamë në kalendar dhe ishin të sakta. Më pas e pyetëm për ditëlindje të tjera, të cilat i gjeti. Kur i pamë në kalendar ishin të sakta dhe aty kuptuam se kishte diçka të veçantë”, thotë nëna e vogëlushit.

Gregori ka vjedhur dashurinë e të gjithë të afërmve me dhuntinë e tij. Vogëlushti është një talent i vërtetë, por mjetet didaktike të personalizuara mungojnë për 9-vjeçarin.

“Unë kam kërkuar vetëm një mësuese specialiste dhe mjetet e duhura për Gregorin sepse këto do ta bëjnë të shkojë përpara”, thotë nëna./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy