A do krijojë Berisha parti të re, nëse Apeli nuk i jep vulën dhe logon? Argita Malltezi përgjigjet në Quo Vadis

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A do krijojë Berisha parti të re, nëse Apeli nuk i jep vulën dhe logon? Argita Malltezi përgjigjet në Quo Vadis

Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar 11 qershorin ora 10:00 si datën kur do të rishqyrtojë çështjen e vulës dhe statutit të Partisë Demokratike që është kthyer në fushë beteje mes grupit të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Realtore është gjyqtarja Alma Ahmeti me pjesëtare të trupës gjykuese Iliba Bezati dhe Elona Toro të cilët do të rishqyrtojnë në vijim, betejën e nisur në 2021-shin.

Vajza e Sali Berishës Argita Malltezi u shpreh se çështja është e qartë dhe se sipas saj gjykata duhet të zbatojë ligjin për këtë çështje.

E pyetur nëse Berisha do të krijojë parti të re, në rast se Apeli i jep vulën dhe logon Bashës, Malltezi e ka mohuar në mënyrë kategorike një gjë të tillë.

Advertisement

“Çështja e vulës është një çështje kaq e thjeshtë saqë gjëja më dramatike është diskutimi i kësaj çështje. Partitë politike e bizneset janë mbajtur në regjistër deri në 2007 në Tiranë.

Regjisti i biznesit doli nga gjykata në 2007 dhe i kaloi QKB.  Regjistrat e partive nuk dolën, sepse duke u mbajtur në gjykatë ligjvënësi synon të japë drejtësi.

Gjyqtarja Muçi njohu si palë Basha-Alibeaj për ta apeluar në Gjykatën e Apelit.

Muçi doli nga sistemi për shkak të këtij vendimi. Kjo ishte e papranueshme. Çfarë duhet të bëjë Apeli përveçse të lexojë e zeza mbi të bardhë.  Unë kam besim se nuk do çmendet njeri Nuk do ketë parti tjetër politike. Mund të marrin logon, por jo partinë”, tha Malltezi.

Advertisement

Më tej, ajo foli ehde për krijimin e Rithemelimit dhe zgjerimin e bazës së demokratëve.

“11 dhjetori ishte një mesazh i jashtëzakonshëm i votuesit opozitar. Ne ende e kemi atë dhe opozita nga ai moment është bërë më e fortë. Unë jam jashtë strukturave drejtuese por ka një ndryshim se si nisi foltorja dhe ku jemi sot. Berisha e nisi i vetëm  si një bashkëbisedim me bazën dhe pastaj u zgjerua, duke krijuar Rithemelimin. Këto janë bërë me rrugën e luftës së opozitës”, tha Malltezi./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy