“A po e ndihmon Bashën që mbajë PD-në”? Rama ironizon: Gënjeshtër pa bravë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“A po e ndihmon Bashën që mbajë PD-në”? Rama ironizon: Gënjeshtër pa bravë…

Kriza e madhe në PD dhe raporti I Ramës me këtë cështje ishin pjesë e bashkebisedimit të kreut të qeverisë në konferencen e fundvitit me gazetarët.

 

Rama e quajti me ironi, genjeshter me bravo, teorine se ai po zbaton një marrëveshje me Bashën për ta mbajtur atë në krye të Partisë Demokratike.

 

Advertisement

Dita prodhon më shumë gënjeshtra se sa të vërteta. Akuzohet kryetari i Bashkisë psh se ka blerë një super makinë luksi. Akuza merr dhënë, gjithë dynjaja fillon shan. Ndërkohë makina është e dikujt tjetër që e ka parkuar para bashkisë. Akuzohen unë që paguaj 730 mln euro në vit për avion. Akuza merr dhenë, nisin sharjet. Gënjeshtër fund e krye. Gënjeshtër pa bravë farë fare. Ka plot e plot gjëra. Plotësova dy gjëra që ishin spektakolare fare. Me çfarë ushqehet opinioni publik, që për lajm kërkon audiencë, Gënjeshtra gjen më shumë veshë. Populli nuk e ka thënë fjalën që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta ska veshur ende pantallonat. Për t’u kthyer te Lulzim Basha! Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite. Jo nga unë, as nga ne, as nga ju, as nga ata shqiptarë që e besojnë dhe e votojnë, e mbështesin, PD dhe që s’kanë përfituar fare nga ajo. Por si tifozë të një skuadre futbolli s’i ndahen skuadrës së tyre, edhe kur nuk fiton. Por nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër dhe përsëritjen të së njëjtës gjë, në kërkim të rezultateve të tjera.

 

Rama shtoi se Berisha dhe Basha duan ta kthejnë hallin e PD në hallin e Shqiperisë.

 

Advertisement

PD është një forcë politike që nuk ka prodhuar asgjë tjetër vec mite fitore të vjedhura sherreve që kanë dëmtuar vendin në një përpjekje për tu rikthyer në pushtet pa patur asnjë kapacitet real për të qeverisur.  Unë s’kam asnjë punë as me njërin as me tjetrin janë dy burra në një hall të madh dhe hallin e tyre e kanë kthyer ne hallin e partisë dhe duan ta kthejnë në hallin e Shqipërisë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy