AAK: Të mos mbyllen qendrat e votimit derisa të votojë edhe qytetari i fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
AAK: Të mos mbyllen qendrat e votimit derisa të votojë edhe qytetari i fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur një konferencë për media pak para mbylljes së qendrave të votimit.

Sipas AAK-së, ka pasur një rritje të numrit të votuesve në disa komuna në orët e pasdites.

“Shtabet tona zgjedhore njoftojnë se në orët e pasdites ka pasur një rritje përmbajtjesore të numrit të votuesve në komunat: Pejë, Gjakovë, Deçan, Suharekë, Kamenicë dhe në komuna të tjera”, ka thënë Floriana Leku-Sadiku nga AAK-ja.

Gjithashtu AAK-ja ka kërkuar që të mos mbyllen qendrat e votimit derisa të votojë edhe qytetari i fundit.

Advertisement

“U bëjmë thirrje organeve që i menaxhojnë zgjedhjet të presin derisa të votojë edhe qytetari i fundit”, shtoi ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy