Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia e Veriut parimisht dakord, kemi diskutime edhe me Malin e Zi dhe Serbinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia e Veriut parimisht dakord, kemi diskutime edhe me Malin e Zi dhe Serbinë

Kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit Kombëtar të Arsimit, ka folur për sfidat me të cilat po përballet sot arsimi në vend.

 

Rama thekson se Kongresi Kombëtar i Arsimit bashkon në një hapësirë diskutimi shumë aktorë në fushën e arsimit, përfshirë arsimin parauniversitar, arsimin e lartë, kërkimin shkencor, agjenci, partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe donatorë në fushën e arsimit.

 

Advertisement

Duke folur për abetaren e unifikuar me Kosovën, që u fut ër herë të parë, kryeministri theksoi se edhe Maqedonia e Veriut ka rënë dakord për një nismë të tillë, ndërsa shton se vijojnë diskutimet edhe me Malin e Zi dhe Serbinë për abetare të unifikuar për popullatën shqiptare.

 

Maqedonia është parimisht gati për të futur abetaren. Kemi diskutuar me Malin e Zi edhe me Serbinë për pjesën e popullatës shqiptare.

 

Advertisement

Është e rëndësishme sot të kujtoni nga u nisëm dhe përsëri edhe në këtë fushë vlen e njëjta gjë. Po të kujtojmë nga u nisëm sot jemi dita me natën. Po të mendojmë ku duhet të shkojmë sot jemi nata me ditën. Kemi shumë për të bërë. Jo se kështu duhet thënë për tu dukur mirë, por sepse kjo është e vërteta.

 

Mësuesit dhe mësueset ishin skllevër të politikës, nuk mund të vendosnin asgjë për fatin e tyre. Mund të gdhiheshin në një vend pune dhe mund të ngryseshin në një vend tjetër. i gjithë sistemi ishte i bazuar te politika, tesera e partisë dhe heqja e mësuesve nga kthetrat e politikës, pavarësimi i tyre, vendosja e figurës në qendër, e ka ndryshuar si ditën me natën situatën e mësuesve”, tha Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy