“Abuzim me konçesionin e Portit të Durrësit”/ PD: 30 mln euro një kompanie fantazëm nga Malta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Abuzim me konçesionin e Portit të Durrësit”/ PD: 30 mln euro një kompanie fantazëm nga Malta

Partia Demokratike ka denoncuar dhënien me koncesion për 5 vjet të një prej kalatave të portit të Durrësit. Anëtarja e kryesisë së PD Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë Rama se ka dorëzuar një nga pikat e sigurisë kombëtare tek një kompani me pronarë të paidentifikuar.

 

JORIDA TABAKU

ANETARE E KRYESISE, PD 

Advertisement

 

Kompania e shpallur fituese për koncesionin 30 milionë euro quhet “Hili Company Limited” . Ajo operon në Maltë dhe njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimtë nga skandali i “Panama Papers”.  Administratori i kompanisë është hetuar në Maltë për pastrimin e parave dhe për mekanizma të ngjashëm. Prandaj, Edi Rama duhet të dalë sot para shqiptarëve dhe të thotë çfarë e detyroi të japë pasurinë e vendit, kalatën e Portit të  Durrësit, tek një kompani fantazmë.  

 

Opozita ka kërkuar sqarime nga kryeministri Edi Rama, se cilët janë pronarët realë të kësaj kompanie, duke premtuar se pas 25 prillit koncesioni do të anulohet.

Advertisement

 

“109 ditë para largimit të virusit më të keq për Shqipërinë, Partia Demokratike ka një angazhim konkret: Koncesioni 30 milionë euro në Portin e Durrësit do të hetohet me prioritet dhe ka për t’u anuluar!”  

 

Partia Demokratike ka premtuar se në momentin që do të vijë në pushtet do të hetojë dhe do të anulojë çdo kontratë, apo koncesion që është miratuar në shkelje të ligjit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy