Tërmeti në Itali/ 36 vite burg për zyrtarët vendorë dhe përfaqëuesit e një kompanie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti në Itali/ 36 vite burg për zyrtarët vendorë dhe përfaqëuesit e një kompanie

Gjykata e Rietit ka dënuar me 36 vite burg 5 personat nën gjykim në procesin mbi rrënimin e dy pallateve në Amatrice të Italisë qëndrore si pasojë e termetit të 24 gushtit të vitit 2016.

Dënimi për personat nën hetim ishte 1 vitë më i madh sesa kërkesa prej 35 vitesh burg që kishte bërë prokurori I cështjes Rocco Gustavo Maruotti.

Shkatërrimi I dy ndërtesa të banuara shkaktoi 18 viktima dhe 3 të tjerë mbeten të plagosur.

Gjykata dënoi me 9 vjet burg Ottaviano Boni, në atë kohë drejtues teknik I kompanisë “Sogeap: e cila ndërtoi dy pallatet e dëmtuara plotësisht nga tërmeti.

Advertisement

Me 8 vite burg u dënua 8 Luigi Serafini, administrator i të njëjtes kompani, 7 vite burg për Franco Aleandri, në atë kohë President IACP per rajonin e Lazios ( Instituti Autonom për shtëpitë e përbashkëta”, 5 vite burg për Maurizio Scacchi, gjeometër I Rajonit të Lazios dhe 7 vjet burg për Corrado Tilesi, ish këshilltar I komunës Amatrice.

Për të gjithë personat e dënuar akuza ishte vrasje me dashje të më shumë se dy personave.

Të gjithë u akuzuan për vrasje të shumta, kolaps nga pakujdesia, shkatërrim dhe plagosje.

Tërmeti në Itali/ 36 vite burg për zyrtarët vendorë dhe përfaqëuesit e një kompanie shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy