minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
11 vite burg për gjahtarin që torturoi dhe vrau gorillën Rafiki - Struga.info


11 vite burg për gjahtarin që torturoi dhe vrau gorillën Rafiki

Pinterest LinkedIn Tumblr +
11 vite burg për gjahtarin që torturoi dhe vrau gorillën Rafiki

Më në fund vendoset drejtësi për gorillën Rafiki.

Felix Byamukama, gjahtari që e vrau brutalisht në Uganda qershorin e kaluar, u dënua me 11 vjet burg. Burri doli fajtor për hyrje të paligjshme në një zonë të mbrojtur dhe vrasje të gorillave, një specie e rrezikuar.

Gjahtari madje rrezikoi të merrte burgim të përjetshëm.

3 burra të tjerë të arrestuar bashkë me Byamukamanën janë në pritje të gjyqit.

Advertisement

Për të përkeqësuar pozicionin e 4 gjuetarëve ishin mënyrat veçanërisht të përgjakshme me të cilat ishte gjuajtur gorilla.

Rafiki, 25 vjeç dhe ishte një nga gorillat më të njohura në malet e Ugandës.

Rafiki do të thotë “mik” në gjuhën suedeze. Ai ishte drejtuesi i një grupi prej 17 anëtarësh që e ndoqën atë verbërisht.

“Vdekja e Rafikut e lë të paqëndrueshëm grupin dhe ekziston mundësia që ai të shpërbëhet,”, thanë përfaqësues shteteror të Ugandës.

Advertisement

Agjensia qeveritare bëri të ditur se mbeten vetëm mbi 1.000 gorila malore, një numër i vogël që po kërcënohen gjithnjë e më shumë nga njerëzit.

The post 11 vite burg për gjahtarin që torturoi dhe vrau gorillën Rafiki appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy