Lufta për spiunët, Rusia e dënon me 16 vite burg ish-marinsin, Amerika “tërbohet”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta për spiunët, Rusia e dënon me 16 vite burg ish-marinsin, Amerika “tërbohet”

Lufta për spiunët, Rusia e dënon me 16 vite burg ish-marinsin, Amerika “tërbohet”

Shtetet e Bashkuara janë “tërbuar” pas lajmit se Rusia ka dënuar me 16 vjet burg një ish-marins amerikan nën akuzat e spiunazhit. Paul Whelan u arrestua në dhomën e një hoteli në Moskë 18 muaj më parë me një USB ku sipas zyrtarëve rusë të sigurisë, kishte sekrete shtetërore.

Whelan thotë se është e gjitha një “ kurth” dhe një “sajesë”, ndërsa procesin gjyqësor e cilësoi si krejtësisht të montuar dhe politik. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shprehu indinjatë ndaj vendimit të gjykatës ruse.

Pompeo e quajti gjykimin të fshehtë, me prova sekrete, dhe pa lejuar si duhet dëshmitarët e mbrojtjes. Ai tha se SHBA kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Whelan. mbasadori amerikan në federatën Ruse, John J. Sullivan bëri një deklaratë për gazetarët jashtë gjykatës: “Ai u dënua me 16 vjet pa asnjë prove. Nuk kishte asnjë provë të paraqitur nga gjykatësi që arsyetonte masën e paraburgimit së cilës ai i është i nënshtruar për një vit e gjysmë”, tha ambasadori Sullivan, duke i përshkruar procedurat gjyqësore si një “tallje me drejtësinë”, tha ambasadori.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy