Abuzoi me të miturën/ Apeli lë në fuqi dënimin me 12 vjet burg për rojen e shkollës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Abuzoi me të miturën/ Apeli lë në fuqi dënimin me 12 vjet burg për rojen e shkollës

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Abas Dogën, ish-rojen e shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru të Tiranës, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15 vjeçare.

Kujtojmë se skandali u zbulua pas denoncimit të vajzës që nuk pranoi më shantazhet dhe kërcënimet e tij. Sipas prokurorisë, ai përdorte filmime të bëra prej tij për të shantazhuar vajzat e mitura.

E gjithë ngjarja ka nisur në vitin 2019, në muajin mars, kur Doga përndiqte 15-vjeçaren dhe e kërcënonte se do i tregonte prindërve të saj që ajo dilte me shoqet larg shtëpisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy