Adoleshenti bënte manovra të rrezikshme në rrugë/ Policia e procedon penalisht bashkë me babain

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Adoleshenti bënte manovra të rrezikshme në rrugë/ Policia e procedon penalisht bashkë me babain

Policia e Fierit ka proceduar penalisht një 17 vjeçar, i cili bënte  drift dhe dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

 

Pas publikimit të një video në rrjetet sociale, policia arriti të identifikonte adoleshentin duke bërë manovra të rrezikshme. Pas ndalimin, u konstatua se shtetasi me iniciale E.N rezultonte pa leje drejtimi.

 

Advertisement

Po ashtu, policia ka proceduar penalisht edhe babain e 17 vjeçarit

 

Njoftimi i policisë:

 

Advertisement

Fier

 

Bëri drift dhe manovra të rrezikshme në rrugë, identifikohet dhe procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

 

Advertisement

Procedohet penalisht edhe pronari i automjetit (babai i drejtuesit), pasi rezultoi se kishte drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej një automjet tip “Citroen”, drejtuesi i të cilit po bënte drift dhe manovra të rrezikshme, në vendin e quajtur “Rotondo e sharrës”, Fier, shërbimet e Policisë Rrugore Fier bënë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit. 

 

Advertisement

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. N., 17 vjeç, banues në Ndërnënas, Fier, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi ka bërë drift dhe manovra të rrezikshme, me automjetin tip “Citroen”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

 

Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se automjeti është drejtuar pa leje drejtimi edhe nga pronari, shtetasi A. N., 53 vjeç, banues në Ndërnënas, Fier (babai i 17-vjeçarit), për të cilin filloi gjithashtu procedimi penal për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy