minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Adoleshenti përplasi për vdekje të moshuarën në Bulqizë, procedohet djali i 82-vjeçares dhe dy infermierët, tentuan të fshihnin ngjarjen - Struga.info


Adoleshenti përplasi për vdekje të moshuarën në Bulqizë, procedohet djali i 82-vjeçares dhe dy infermierët, tentuan të fshihnin ngjarjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Adoleshenti përplasi për vdekje të moshuarën në Bulqizë, procedohet djali i 82-vjeçares dhe dy infermierët, tentuan të fshihnin ngjarjen

Një 16-vjeçar është kapur nga policia, pasi përpplasi për vdekje në fshatin Ostren të Bulqizës një 82-vjeçare.

Fillimisht, vdekja e kësaj të fundit u raportua si natyrale, por pas hetimeve të thelluara u zbulua se ajo ishte përplasur. Më pas, u identifikua se autor i kësja ngjarje ishte i mituri që drejtonte një motorr pa leje drejtimi.

Së fundmi, policia ka zbuluar se në dijeni të ngjarjes së rëndë kanë qenë edhe djali i të moshuarës dhe dy infermiere, të cilët nuk e raportuan ngjarjen e vërtetë dhe tentuan të pengonin zbardhjen e të vërtetës.

Për këtë, ata janë proceduar penalisht nga policia.

Advertisement

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen djeshme, në rrugën e fshatit Ostren, ku u aksidentua një 82-vjeçare,  ngjarje e cila u raportua fillimisht si rrëzim aksidental.

Ndalohet 16-vjeçari, i cili nga hetimet rezultoi se ka aksidentuar 82-vjeçaren, me motomjet dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit.

Nis procedimi penal për djalin e 82-vjeçares për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, dhe për 2 infermierë të Qendrës Shëndetësore të njësisë Administrative Ostren, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Advertisement

Me datë 28.08.2024, rreth orës 23.40, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në fshatin Ostren , aksidentalisht ishte rrëzuar në rrugë shtetasja  S.M., 82 vjeçe,  dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Bulqizës, menjëherë është ngritur grupi hetimor për verifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Pas hetimeve të thelluara, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe grumbullimi i të gjitha provave materiale, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ku rezultoi se 82-vjeçarja, rreth orës 20.00, të datës 28.08.2024, ishte aksidentuar nga një motomjet që drejtohej nga shtetasi  L.M., 16-vjeç, i cili pas ngjarjes ishte larguar nga vendi i aksidentit.

Në vijim të veprimeve, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L.M., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Po në vijim të hetimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit :

Advertisement

P. M., 56 vjeç, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ka patur dijeni se nëna e tij është aksidentuar dhe nuk e ka kallzuar.

I.K., 56 vjeç dhe H.K., 62 vjeçe, me profesion infermierë pranë Qendrës Shëndetësore të njësisë Administrative Ostren, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë raportuar për dëmtimet e konstatuara në trupin e 82-vjeçares.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy