Aeroporti i Rinasit jep njoftimin e ri: Rikthehen fluturimet me Italinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aeroporti i Rinasit jep njoftimin e ri: Rikthehen fluturimet me Italinë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës doli me një tjetër njoftim brenda një kohë të shkurtër këtë të premte, duke saktësuar se udhëtimet me Italinë dhe anasjelltas rinisin në orën 15:00 të ditës së sotme.

 

UPDATE

TIA njofton se fluturimet nga aeroportet Italiane dhe drejt tyre  do të vazhdojnë normalisht duke filluar nga ora 15:00 e ditës së sotme. Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të Italisë të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport.

Advertisement

 

Më herët pak pas mesdite, përmes një njoftimi në faqen e vet në facebook, TIA bënte me dije se udhëtimet drejt Italisë dhe anasjelltas ishin anuluar për këtë të premte për shkak të një greve që po organizohej në Itali nga punonjësit e transportit ajror.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy