
Opinionisti Arben Andoni thotë se çështja e inceneratorëve është një cak i ri për SPAK, për të parë profesionalizmin e tyre.
Në studion e “Quo Vadis” ANdoni theksoi se SPAK duhet të jetë më shumë aktiv dhe nuk mund të rrijë kaq I fjetur.
Advertisement
“Është një cak i ri për SPAK-un për të parë profesionalizmin tyre. Sepse është dicka shumë e vështirë dhe janë të ndërthurura shumë interesa e faktorë. SPAK nuk mund të rrijë kaq i fjetur, duhet të jetë pak më aktiv, duket të ketë gjeografi, prekje, dicka më të madhe. Shqiptarët presin shumë dhe po sakrifikohen shumë për reformën në drejtësi”, tha Andoni.