Afera e inceneratorit të Tiranës/ Kryemadhi publikon fakte të reja: Një bari dhe dy pensionistë kanë marrë shuma marramendëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Afera e inceneratorit të Tiranës/ Kryemadhi publikon fakte të reja: Një bari dhe dy pensionistë kanë marrë shuma marramendëse

Partia e Lirisë vijon të nxjerrë fakte të reja lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.

 

Deputetja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi në një dalje për mediat  iu referua Klodian Zotos, i cili ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani dhe se vlera e grabitur shkon rreth në 19 milionë dollarë.

 

Advertisement

Këto para, sipas saj janë vjedhur gjatë periudhës  2018 deri 2021.

 

Kryemadhi tha se Klodian Zoto  dhe tre kompani në emër të një bariu në Greqi dhe dy pensionistë kanë marrë shuma marramendëse nga inceneratorët.

 

Advertisement

Inceneratori i Tiranës, Offshore ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milion dollarë të cilat Zoto këto para i ka paguar në 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal.

 

Kryemadhi tha se të njëjtat kompani që kanë kryer skemën tek inceneratori i Elbasanit dhe Fierit janë dhe tek Inceneratori i Tiranës Ndërsa thekoi se pronar i Inceneratorit të Tiranës është vetë kryeministri Edi Rama.

 

Advertisement

Akoma edhe sot ne paguajmë inceneratorin e Tiranës. Vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.

 

Këto pagesa Klodian Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021. Ndërkohë që dje kryeministri thoshte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë. Mënyra se si Rama foli dje, ishte presion ndaj Prokurorisë. Inceneratori i Tiranës ka paguar 800 mijë dollarë vetëm për fluturime në vitin e pandemisë”, tha Kryemadhi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy