Afganët me sytë nga SHBA/ Flasin të strehuarit në Tiranë: Jemi mirë këtu, por duam të ikim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Afganët me sytë nga SHBA/ Flasin të strehuarit në Tiranë: Jemi mirë këtu, por duam të ikim

Ky është Fawadi, një gazetar afgan nga kabuli i cili vetëm 2 ditë më parë ka mbërritur në shqipëri dhe është strehuar në njërën nga godinat e “Qytetit Studenti”.

 

Për shkak të profesionit ai dhe bashkëshortja rrezikoheshin nga talebanët, ndaj menëjherë pasi nisjes së konfliktit ata kërkuan largimin nga vendi i tyre.

 

Advertisement

Që kur mbërrita në shqipëri u ndjeva më i sigurtë për veten dhe familjen time. Une dhe gruaja ishim në rrezik pasi talebanët mund të na sulmonin për shkak të profesionit. Familjarët e tjerë dhe miqte jane ende në Kabul, ata janë në rrezik nderkohe qe jam i shqetësuar për ta e mundohem të komunikoj aq sa kam mundësi. Fatkeqshisht nga sulmet ne aeroportin  Kabulit kam humbur disa miq gazetare. Eshtë e dhimbshme, në fakt. Talebanët janë të rrezikshem e po shtrihen ende më shumë, po rritet rreziku atje, ndaj  nuk mendoj se kemi më të ardhme në Kabul. Ne synojmë Kanadanë, edhe pse në Shqipëri gjetëm shumë mikpritje.

 

Edhe Fatima Ibrahimi është vendosur përkohësisht në Tiranë. Ajo thotë se tashmë ndihet e sigurtë, por ka humbur kushërinjtë e saj në Kabul ndërkohë që prisnin të largoheshin nga vendi.

 

Advertisement

Punoja si financiere në një bankë në Kabul. Ardhja këtu është një sfidë më vete por po përshtatemi sepse te pakten jemi te sigurte. Unë nuk kisha dëgjuar shumë për vëndin tuaj. Une jam me familjen ketu por atje kam miq dhe ata jane ne rrezik vërtet. Dua t shkoj ne SHBA e të ndërtoj jetën time atje, larg luftës.

 

Ashtu si këta shtetas afganë, janë më qindra të tjerë të ardhur nga kabuli dhe qw janw akomoduar në “Qytetint Studenti” si edhe në disa struktura hoteliere në Durrës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy