Agresioni rus dhe pasojat e luftës në Europë/ Mediu në Forumin e Inteligjencës në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Agresioni rus dhe pasojat e luftës në Europë/ Mediu në Forumin e Inteligjencës në SHBA

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu mori pjesë në takimin e Forumit të Inteligjencës në Washington.

 

 

 

Advertisement

Takimi u organizua nga Kongresmeni Pittinger dhe Senatori Tom Tillis.

 

 

 

Advertisement

 

Në takimim e Asamblesë Parlamentare të NATOs, vëmendja kryesore ishte rreth zhvillimeve në Ukrainë, agresioni Rus dhe pasojat që po krijon në Europë e më gjërë.

 

 

Advertisement

 

 

Përfaqësues të lartë të Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit, shprehën qartë mbështetjen e Amerikës dhe NATOs ndaj Ukrainës.

 

Advertisement

 

 

Asistent Sekretarja Donfried dhe drejtori i lartë i Pentagonit Ëinternitz, shprehën edhe njëherë qartë se jo vetëm Rusia, por edhe Kina, po kthehet në një kërcënim të ri.

 

Advertisement

 

 

 

Në komentin dhe pyetjet e tij z.Mediu, si pjesëtari i delegacionit të Parlamentit shqiptar, të drejtuar nga znj Kodheli, theksoi se; vakumi i krijuar në Ballkan, ka krijuar mundësi për prezencë dhe influencë Ruse, por edhe Kineze, nëpërmjet iniciativës Road and Blet dhe 17+1.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

Në këtë takim po ashtu u trajtuan qartësisht sfidat e sigurisë nga Rusia, Kina, Irani dhe të tjerë.

 

 

Advertisement

 

Ish këshilltari për sigurinë John Bolton, në përgjigje të pyetjes së z.Mediu, se ç’duhet të bëjë NATO dhe SHBA në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit mbi Shqipërinë, theksoi se; ka ardhur koha për shkak se sulmet kibernetike janë tashmë të mirfillta të karakterit të sigurisë dhe sovranitetit, në kuadër të artikullit 5 të NATOs, për mbrojtjen kolektive, të përcaktohet me qartë se kush quhet akt lufte.

 

 

Advertisement

 

 

Senatori Tillis vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë ndaj Iranit dhe njëkohësisht deklaroi mbështetjen e Senatit ndaj Shqipërisë në këtë përballje.

 

Advertisement

 

 

 

Në diskutim me Senatorin Tillis, Senatorin, Inhofe, Cornyn, shefat e stafit të Senatorit Rubio dhe Menendez, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Kongresmenët Sessions dhe Aderholt, u ra dakort që rreth fundit të Janarit, në bashkëpunim me z.Mediu, të organizojnë një forum sigurie, me pjesmarrje të deputetëve nga Europa Juglindore për influencat e Rusisë dhe Kinës, por njëkohësisht dhe sfidat për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në rajonin e Ballkanit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy