“Ai bërtiste, bënte sherr, gjuante”/ Administratorja e pallatit: Djali u hodh i pari nga pallati, pastaj nëna

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ai bërtiste, bënte sherr, gjuante”/ Administratorja e pallatit: Djali u hodh i pari nga pallati, pastaj nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ku nënë e bir, për tu shpëtuar flakëve që përfshinë apartamentin e tyre, u hodhën nga kati i tretë i pallatit ku ata banonin.

Mësohet se pas dëmtimeve serioze 62 vjecarja Hava Osmënaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme , ndërsa i biri, 36 vjecar, Klodjan osmanaj është në gjëndje krititke në  spitalin e traumës.

Sic shihet edhe nga pamjet, banesa e tyre është e shkrumbuar plotësisht.

Ngjarja ndodhi në zonën e Astirit rreth orës  05.55 dhe ishin fqinjët të parët që ndjenë tymin dhe njoftuan policinë dhe forcat zjarrfikëse.

Advertisement

Referuar  dëshmive të banorëve, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Djali, Klodjan Osmenaj, sipas administratores së pallatit vuante nga depresioni dhe kjo ka shtuar dyshimet se mund të ketë qenë i qëllimshëm nga 36 vjecari.

 

Djali ishte problematik. Unë si administratore e pallatit e kam njoftuar 5-6 herë në telefon policine. Para një jave ka qenë policia këtu bashkë me ambulancën se nuk e morën dot. Ishte kthyer në shqetësim. Bërtiste, bënte sherr. Dilte në ballkon, gjuante me shishe uji, me ça të kishte. E kemi raportuar disa herë. Kam kontaktuar dhe me familjen e tyre, me ish-burrin e saj, dhe më thoshin; nuk kemi ça të bëjmë.

Advertisement

 

Nga të dhënat paraprake  nuk janë konstatuar rrjedhje gazi apo bombola. Ndërkohë, Flakët kanë depërtuar edhe në apartamentn ngjitur, duke e djegur atë pjesërisht.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy