minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Akciza për gazin hyn në fuqi në muajin korrik 2022, shtyhet afati për shkak të krizës energjitike - Struga.info


Akciza për gazin hyn në fuqi në muajin korrik 2022, shtyhet afati për shkak të krizës energjitike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akciza për gazin hyn në fuqi në muajin korrik 2022, shtyhet afati për shkak të krizës energjitike

Vendosja e akcizës 6 lekë për litër për gazin e lëngshëm që përdoret për gatim apo ngrohje do të hyjë në fuqi në 1 korrik 2022 dhe jo në 1 janar, siç ishte parashikuar në paketën fiskale.

 

Mazhoranca qeverisëse shtyu afatin, duke marrë parasysh krizën energjetike aktuale.

 

Advertisement

 

EDUARD SHALSI

KRYETAR I KOMISIONIT TË EKONOMISË

 

Advertisement

“Efektet e këtij ligji, të hyjnë në fuqi në 1 korrik 2022, për shkak edhe të situatës së energjisë elektrke, duke parashikuar që nga pranvera çmimet e energjisë do të stabilizohen. Do ta rihapim si debat nga maji apo qershori që të bëjmë një ridiskutim për situatën konkrete dhe efektet e saj, duke pasur parasysh si do të shkojë tregu.”

 

 

Gjatë diskutimeve nen për nen të paketës fiskale në Komisionin e Ekonomisë, deputeti Erion Braçe kërkoi që fabrikat vendase të mos përjashtohen nga taksa për qumështin pluhur.

Advertisement

 

Gjithashtu, ish-zëvendëskryeministri propozoi taksë për vajin e palmës dhe akcizë për pijet energjike.

 

 

Advertisement

ERION BRAÇE

DEPUTET I PS

 

“Mos përjashtoni fabrikat, po më gjetët një fabrikë që deklaron se ka përdorur qumësht pluhur, hallall. Ku shkon qumështi pluhur? Ky përjashtim duhet hequr. E dini që prodhohet kos me vaj palme apo nuk e dini? 200-300 ton i kanë kap një fabrike brenda. Po taksa për vajin e palmës ku është? Do ta propozoj edhe një taksë për vajin e palmës. Pijet energjike janë të përjashtuara nga akciza. duhet akcizë edhe për pijet energjike.”

Advertisement

 

Edhe një herë tjetër, Erion Braçe shfrytëzoi mbledhjen për të ngritur zërin për mbështetjen e drejtpërdrejt të fermerëve dhe sqarimin sesa fonde janë në dispozicion për këtë dhe si do të funksionojë skema.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy