
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë pasdite në rrugën Podgoricë-Cetinjë, ku sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se kanë humbur jetën 3 persona
Në këtë aksident trafiku i cili u regjistrua në ora 15, në vendin e quajtur “Jankovića krš”, në rrugën kryesore Podgoricë – Cetinje, kanë humbur jetën 3 persona SR. (68) B.R. (63), dhe D.P. (36) nga Podgorica. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person i cili është transferuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.
Advertisement
Në aksident janë përfshirë dy autovetura me targa të Podgoricës dhe Herceg Novi.