Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, plagosen 6 anëtarë të një familje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, plagosen 6 anëtarë të një familje

Gjashtë persona që udhetonin ne nje mjet jane plagosur si pasoje e nje aksidenti në rrugen Fier-Lushnjë, në afersi të fshatit Fier.

Makina e tyre u perplas ne një mjet bujqesor.

Të plagosurit jane; drejtuesi i mjetit Muhamet Kapllani 55 vjec, Gëzime Kapllani 46 vjec, Mirel Kapllani 12 vjec, Muhamet Topi 58 vjec, Dhurata Kapllani 52 vjece
dhe Enea Topi 11 vjec.

Burime per Vizion Plus bejne ne dije se të plagosur ne gjendje me te rende jane Dhurata Kapllani,  Enea Topi dhe Muhamet Topi.

Advertisement

 

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy