Aksident i rëndë në Fushë Krujë, makina përplas për vdekje 55-vjeçaren

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident i rëndë në Fushë Krujë, makina përplas për vdekje 55-vjeçaren

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një gruaje, ka ndodhur këtë mesditë në Fushë Krujë.

Ngjarja është shënuar në fshatin Larushk, ku një makinë ka përplasur për vdekje 55-vjeçaren L.R.

“Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenti”njofton policia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy