Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën 29-vjeçarja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën 29-vjeçarja

Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen ka ndodhur në Korçë.

Mësohet se makina ka përplasur një 29 vjeçare e cila ka humbur jetën rrugës për në spital, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy