![Aksident i rëndë në Memaliaj, një viktimë dhe dy të plagosur](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/02/WhatsApp-Image-2024-02-11-at-12.56.18-PM-533x400.jpeg)
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të dielë në aksin rrugor Memaliaj-Krahës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vdekjen e një 40-vjeçareje dhe plagosjen e dy personave të tjerë.
“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv/
Advertisement