
Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në zonën e Manastirit në Sarandë.
Një motorr, është përplasur me një automjet, ndërsa paraprakisht mësohet se dy turistë italianë të kenë ndërruar jetë.
Advertisement
Po ashtu, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Advertisement
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identitetin e viktimave apo personave të plagosur.