Aksident me vdekje në Fier/ Makina përplas 70 vjeçarin, autori largohet nga vendngjarja (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident me vdekje në Fier/ Makina përplas 70 vjeçarin, autori largohet nga vendngjarja (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Ferras në Fier.

 

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një të moshuar, i identifikuar si Ylli Toska rreth 70 vjeç nga fshati Fitore, i cili ishte duke lëvizur anës rrugës me biçikletë.

 

Advertisement

Burime bëjnë me dije se viktima është pikasur nga banorë të zonës ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Pranë vendit të ngjarjes ka shkuar policia dhe autoambulanca.

 

Advertisement

“Fier / Informacion paraprak

 

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë.

 

Advertisement

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy