
Një aksident automobilistik është shënuar në aksin Burrel-Klos pasditen e kësaj të enjte.
Dy makina, janë përlasur me njëra-tjetrën, duke lënë të lënduar tre persona.
Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv
Advertisement