Foto ilustruese
Një tjetër aksident është regjistruar këtë të shtunë, këtë herë në aksin Elbasan-Librazhd. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë janë lënduar 4 persona.
Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin K. R., 36 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. L., 33 vjeç”, njofton policia.
Advertisement
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv/