Aksident në aksin Korçë-Maliq, lëndohen tre persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në aksin Korçë-Maliq, lëndohen tre persona

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gryka e Pocestës” ku dy mjete janë përplasur e për pasojë tre persona kanë ngelur të lënduar.

Sipas policisë rrugore njeri nga mjetet ka qenë duke lëvizur nga një shesh pushimi në anë të rrugës për të kaluar në aksin nacional kur është përplasur nga një mjet me targa greke që po lëvizte në drejtim të Maliqit.

Goditja ka qenë e fortë aq sa mjeti me targa shqiptare ka bërë disa rrotullime në rrugë duke sjellë edhe plagosjen e tre shtetasve që ishin në mjetin që po lëvizte nga shesh pushimi në rrugën nacionale.

Sipas policisë mjeti që po lëvizte nga Kapshtica në drejtim të Maliqit ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara duke mosshamnguar dot përplasjen.

Advertisement

Policia në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy