Aksident në aksin Shijak-Hardhishte/ “Audi” përplaset me “Golfin”, 4 të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në aksin Shijak-Hardhishte/ “Audi” përplaset me “Golfin”, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Policia bën me dije se në aksin rrugor Shijak-Hardhishte është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. P., me mjetin tip “Golf” me drejtuese shtetasen O. Ç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip “Glof”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy