Aksident në autostradën Vlorë-Fier/ Plagoset 33-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në autostradën Vlorë-Fier/ Plagoset 33-vjeçari

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të premte në autostradën Vlorë-Fier.

 

Policia njofton se 33 vjeçari me iniciale K.L teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

 

Advertisement

Si pasojë e këtij aksidenti, i riu ka marrë disa dëmtime, dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Advertisement

Sot, rreth orës 15:50, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi K. L., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë e aksidentit ky shtetas ka ngelur i dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy