
Një aksident ka ndodhur në qytetin e Beratit mesditën e kësaj të shtune.
Drejtuesi i mjetit ka përplasur 68-vjeçarin i cili po kalonte me biçikletë te vijat e bardha.
Advertisement
I moshuari ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
“Rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Ypsiloni”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Th.F., 68 vjeç, ka goditur biçikletën që udhëtonte shtetasi A.M., 65 vjeç.
AdvertisementSi pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës është dëmtuar dhe po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. M, u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Advertisement