Aksident në Durrës, humb jetën 60-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Durrës, humb jetën 60-vjeçari

Një 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e kësaj të mërkure si pasojë e një aksidenti. Ngjarja është shënuar në lagjen nr.14 në Durrës. Raportohet se viktima po kalonte rrugën në momentin kur është aksidentuar. Automjeti drejtohet nga një 44-vjeçare me iniciale A.B.

 

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Advertisement

 

Rreth orës 09:00, në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor).

 

Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçari ka humbur jetën.

Advertisement

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy