minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete në “Kthesën e Verbasit”, plagosen katër persona - Struga.info


Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete në “Kthesën e Verbasit”, plagosen katër persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete në “Kthesën e Verbasit”, plagosen katër persona

Një aksident rrugor me disa të lënduar ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Fier – Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Verbasit”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve dhe dy pasagjerëve që ndodheshin në mjetet përkatëse.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin trajtimin mjekësor.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy