Aksident në Gjirokastër/ Plagoset drejtuesi i mjetit dhe tre persona të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Gjirokastër/ Plagoset drejtuesi i mjetit dhe tre persona të tjerë

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident rrugor në Gjirokastër.

Përplasja e dy automjeteve ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Sarandë në vendin e quajtur ‘Qafë-Muzinë’.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe tre persona të tjerë që ndodheshin po në të njëjtin mjet.

Advertisement

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Qafë Muzinë”, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin N. A., banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. F., banues në Gjirokastër.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Fiat” dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Advertisement

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy